Mediet greke publikojnë pamjet e vrasjes së shitësit në Selanik: Autori është shqiptar

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke me akuzën e vrasjes së një shtetasi grek në orët e para të së shtunës, 6 nëntor në Toumpa të Selanikut.

Mediet greke shkruajnë se bashkëpunëtori i tij  është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Sipas informacioneve, autori është arrestuar  në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm, 8 nëntor.

Sipas thestival, autori është një shtetas shqiptar 27 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori shtetas grek 35 vjeç.

Videoja të cilën e disponon Departamenti i Krimeve kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut tregon autorin i cili largohet nga vendi i ngjarjes dhe takohet me bashkëpunëtorin e tij, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e rojës.

Mediet greke publikojnë pamjet e vrasjes së shitësit në

Ndërkohë, në një foto të publikuar nga Mega, burri që thuhet se është vrasësi i 44-vjeçarit mban në dorën e djathtë një qese të madhe plastike.

Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut thuhet se autori ka goditur me dorezën e armës në kokë 44-vjeçarin, i cili ka vdekur për shkak të plagëve në kokë.