Banushi: SPAK ka urdhëruar kontrollin e banesave të zyrtarëve të lartë. Krimi është riaktivizuar
Stuktura e Posaçme Anti Korrupsion ka zbarkuar në Gjirin e Lalzit, zonën bregdetare të bërë të famshme nga pronat dhe vilat e politikanëve e biznesmenët. SPAK ka sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë, në zonën e Hamallajt.
Në lidhje me këtë gazetarja Keti Banushi në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se qytetarët ankohen çdo ditë pasi pronat e tyre ua kanë marrë, por megjithatë nuk kanë gjetur zgjidhje nga drejtësia.
Gazetarja shpreson që SPAK këtë çështje kësaj radhe ta çojë deri në fund.
Keti Banushi: Problemi tjetërsimit të pronave ka qenë gjithmonë në vëmendje të prokurorisë por asnjëherë nuk ka shkuar deri në fund, kjo për shumë arsye. Ka shumë denoncime që janë bërë në prokurorinë e Posaçme, qytetarët ankohen çdo ditë për pronat që ua kanë marrë, ua kanë zaptuar. Shumë prej tyre ju ka kaluar afati pasi kanë kaluar në shumë procese gjyqësore dhe nuk kanë gjetur një zgjidhje. Shpresoj që këtë radhë SPAK të shkojë deri në fund në zbulimin e vërtetë të autorëve të këtyre që kanë grabitur këto prona.
Më tej shton se SPAK ka urdhëruar dhe kontrollin e banesave të zyrtarëve të lartë.
Keti Banushi: SPAK ka urdhëruar dhe kontrollin e banesave të zyrtarëve të lartë pasi dyshojnë se ata nëpërmjet korrupsionit kanë bërë veprime të jashtëligjshme.
Në dy javët e fundit janë gjetur të pajetë dy biznesmenë Demir Backa në qytetin e Fierit, dhe Ruzhdi Hoxha i cili u gjet pak ditë më parë pa jetë në zonën e Dajtit. Banushi shprehet se në vendin tonë ka një riaktivizim të krimit, ndërsa shton se Backa në mënyrë të jashtëligjshme jepte para me fajde, ndërkohë që Hoxha të kaluarën e kishte të errët.
Keti Banushi: Kemi një riaktivizim të krimit. Në rastin e parë kemi një biznesmen që mënyrë të jashtëligjshme që jepte para me fajde. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me një biznesmen që të kaluarën shumë të errët. Aq të errët e kishte sa prokuroria nuk ka një motiv se përse mund të ketë ndodhur jo ngjarje.
Ky person ishte një përdorues i lëndëve narkotike. për të mos folur më për autorin që është një turp për policinë që ishte një person i dënuar në Itali dhe vazhdonte aktivitetin në Shqipëri lehtësisht. U desh kjo ngjarje për të zbuluar edhe parcelat. Zbardhja e kësaj ngjarje ishte një sukses. U shfrytëzuan të gjithë mjetet që ka policia.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.


