Baçi: Janë mbledhur mbi 4200 firma për Kuvendin, nuk mund ta pengojë kush mbledhjen e tij
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se sipas Berishë janë mbi 4200 firma që janë mbledhur për kuvendin Kombëtar.
Ai theksoi se PD nuk mundtë shfaqë disa karakteristika të tilla që të mos funksionojë me statut dhe se nuk shoh asnjë lloj pengese për mbledhjen e Kuvendit.
Baçi: Sipas asaj që tha Berisha janë mbi 4200 firma që janë mbledhur për kuvendin Kombëtar. Kush do që ta pengojë një gjë të tillë që ka përgjegjësi ligjore, nuk duhet ta bëjë, sepse është e pamoralshme dhe nuk duhet të ndodhë në sytë e publikut.
PD nuk mundtë shfaqë disa karakteristika të tilla që të mos funksionojë me statut. Dhe unë nuk shoh asnjë lloj pengese në këtë drejtim. Është e njëjta gjë sikurse të ndodhë në Fier ku ¼ të mblidhte firmat dhe t’i depozitonte për kuvend dhe unë t’i pengoja.

