Itali: Rumuni fsheh 350 kg kokainë mes WC e lavamanëve, nëse do hidhej në treg fitimi shkonte 35 milionë euro
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 11:41
Një sasi prej 350 kg kokainë është ndaluar nga autoritetet italiane në makinën e një shtetasi rumun, që transportonte materiale hidraulike mes të cilave ËC, lavamanë e artikuj për banjo.
Droga e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte një fitim prej 35 milionë eurove.
Policia ndaloi makinën gjatë një kontrolli rrugor në autostradën e Veronës, Itali.