Dy çifte lindin fëmijët e njëri- tjetrit, mjektët i ngatërruan materialet gjenetike në spital

Një çift në Kalifornia të SHBA-së ka paditur klinikën e fertilitetit, pasi mjekët ngatërruan materialet gjenetike të çiftit me një çift tjetër. Për pasojë çifti lindi një fëmijë të huaj.

Në një intervistë për BBC Daphna dhe Alexander Cardinale thonë se në shtator të vitit 2019  kanë lindur një vajzë që nuk i ngjante aspak atyre.

Për këtë arsye ata bënë testin e ADN-së, ku dhe konfirmuan dyshimet e tyre.

Për fat të mirë çifti identifikoi  prindërit biologjikë të vajzës që lindën. Ata shkëmbyen vajzat dhe gjithçka përfundoi mirë.

Megjithatë ata  paditën klinikën e fertilitetit,  për neglizhencë mjekësore dhe mashtrim.

"Kujtimet tona të lindjes do të jenë gjithmonë  si një njollë për ne, pasi fëmija ynë biologjik iu dha dikujt tjetër dhe foshnja që unë luftova për ta sjellë në këtë botë nuk ishte e imja", tha gruaja mes lotësh.

Sipas padisë , çifti ka kërkuar ndihmë nga klinika e fertilitetit në verën e vitit 2018.

Gruaja lindi vitin e ardhshëm një fëmijë që ata mendonin se ishte i tyri.