Tragjike, shkolla përfshihet nga flakët, humbin jetën 20 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2021, 18:41
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Nigeri, ku 20 fëmijë kanë humbur jetën pasi shkolla e tyre u përfshi nga flakët.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në në qytetin Maradi.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes , por autoritetet po merren zbulimin e rrethanave. Mësohet se në kohën kur flakët kanë përfshirë shkollën, nxënësit po zhvillonin mësim.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe disa muaj më parë ku një zjarr tjetër shpërtheu në një shkollë të kryeqytetit nigerian, ku 20 nxënës të tjerë humbën jetën.
