Video/ Ishte i mbushur plot me fishekzjarre, momenti kur kamioni merr flakë dhe shpërthen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2021, 09:16
Ky është momenti kur një kamion plot me fishekzjarre shpërtheu në Britaninë e madhe.
Qindra njerëz po shikonin ekspozitën në Ringwood Raceway në Matchams, Dorset, të shtunën mbrëma, kur një pjesë fishekzjarri e ndezur ra mbi kamionin me fishekazjarre dhe i gjithë automjeti mori flakë.
Spektatorët mbetën të shtangur dhe një dëshmitar okular e përshkroi atë si "kërdi" pasi të gjithë u larguan nga rreziku.
Zjarri arriti të vihet nën kontroll dhe nuk pati persona të lënduar.
Kur fishekzjarrët mbaruan së shpërthyeri, një gazetar i tha turmës: 'Kjo nuk ishte planifikuar të ndodhte. A ju pëlqeu kjo? Ju nuk do ta shihni këtë askund tjetër.'
Organizatorët janë kontaktuar por ende nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.
