Video/ Erdogan luan basketboll me të rinjtë pas raporteve për shëndetin

Mediet turke ndanë të premten, 5 nëntor një video të Presidentit Recep Tayyip Erdogan duke luajtur basketboll me një grup të rinjsh në Stamboll, disa ditë pasi qarkulluan raporte se ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Ergodan përuroi hapjen e një parku në Turqi dhe u bashkua me grupin e të rinjve në lojën e basketbollit.

Ai gjithashtu ka luajtur më parë basketboll me ministra. Erdogan vuri në dukje rëndësinë e të luajturit sport sepse është e mirë për shëndetin dhe rekomandoi aktivitete sportive të paktën tre herë në javë.

Policia kibernetike turke nisi një hetim mbi postimet në mediat sociale për shëndetin e Presidentit dhe tha se po hetonte 30 persona që përdorën ose ripërdorën hashtag-un #olmus (i vdekur në turqisht).