Zhduket foshnja që iu besua ushtarëve amerikanë, prindërit të dëshpëruar: Nga 19 gushti nuk kemi asnjë lajm
Një fëmijë i porsalindur, i cili iu besua ushtarëve amerikanë në aeroportin e Kabulit kur afganët po largoheshin nga frika e talebanëve rezulton të jetë i zhdukur deri tani dhe prindërit janë duke e kërkuar. Në një intervistë për Reuters ata thanë se nuk kanë asnjë lajm që nga 19 gushti kur një ushtar amerikan e mori atë në aeroportin e Kabulit për ta shpëtuar nga talibanët.
Kjo foto u bë virale për mënyrën si ushtarët amerikanë po ndihmonin pupullin afgan për tu larguar nga një regjiim në ardhje. Por sot pyetja e prindërve “ku është fëmija im?" është bërë gjithashtu virale pasi ata po e kërkojnë foshnjen e tyre që në gusht të këtij viti ishte vetëm 2 muajsh.
Familja e vogëlushit Sohail e dorëzuan atë tek një ushtar amerikan më 19 gusht, për tu larguar nga vendi shëndosh e mirë.

Të pushtuar nga turma para portave të Abby Gate në aeroportin e Kabulit, ata ia kishin besuar foshnjën e tyre dy muajshe një ushtari amerikan.
Por për atë fëmijë, Sohail, nuk ka më asnjë lajm.
Prindërit e dëshpëruar treguan historinë e tyre ekskluzivisht për Reuters me shpresën se do të mund të gjenin ushtarin dhe për rrjedhojë fëmijën e tyre.
Mirza Ali, 35 vjeç, Suraya, 32 vjeç dhe fëmijët e tyre të tjerë të moshës 17, 9, 6 dhe 3 vjeç u evakuuan më pas me një fluturim që fillimisht i çoi në Katar dhe më pas në Gjermani dhe përfundimisht u ul në Shtetet e Bashkuara.
Familja tani është në Fort Bliss në Teksas me refugjatë të tjerë afganë që presin të zhvendosen diku në SHBA.
"Ajo që më intereson tani është të gjej fëmijën tim," tha Suraya, duke shpresuar se dikush mund ta ndihmojë atë.