Arkivoli bosh pranë koshave të plehrave shokon banorët

Një arkivol bosh është gjetur pranë koshave të plehrave ku depozitohen mbetjet prej qelqi e plastike.  Banorët e Rione Isola në Vercelli të Italisë janë shokuar kur të dielën në mëngjes kanë parë arkivolin bosh.

Fotoja është postuar në facebook nga ish kryetari i bashkisë dhe ka bërë xhiron e rrjetit duke ngjallur indinjatë dhe shqetësim.

Pas dy orësh arkivoli është tërhequr dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush e la aty arkivolin.