Mbretëria e Bashkuar premton 290 milionë paund për të ndihmuar vendet e varfra të përballen me ndryshimet klimatike

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 290 milionë paund për të ndihmuar vendet më të varfra të përballen me ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike, ndërsa samiti i ndryshimeve klimatike COP26 hyn në javën e tij të dytë.

Ministrat e qeverisë nga e gjithë bota ndodhen  në Glasgow për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje rreth ndryshimeve klimatike.

Ata do të diskutojnë për mënyrën  se si do të mbështesin vendet më të varfra dhe nëse do duhet të paguajnë dëmshpërblimet për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Vendet më të varfra kanë kërkuar ndihmë financiare prej 100 miliardë dollarësh , duke argumentuar se tashmë po vuajnë dhe do të preken më keq nga ndryshimet klimatike.

Shumica e parave nga Britania e Madhe do të shkojnë për të ndihmuar vendet aziatike dhe të Paqësorit.