Donte të bënte një selfie, 33-vjeçarja në Belgjikë bie nga shkëmbi dhe gjen vdekjen

Një grua belge 33-vjeçare ra nga rreth 33 metra lartësi duke gjetur vdekjen pasi pozoi për një selfie në buzë të një shkëmbi gjatë një udhëtimi me bashkëshortin e saj.

Zoe Snoeks rrëshqiti nga gremina pranë fshatit Nadrin në provincën e Luksemburgut të martën dhe ra në lumin Ourthe.

Trupi i saj u gjet nga një ekip shpëtimtarësh ku bëjnë pjesë policë, zjarrfikës, zhytës dhe anëtarë të Grupit të Zbulimit dhe Ndërhyrjes në Mjedise të Rrezikshëm.

Bashkëshorti i saj, Joeri Janssen, me të cilin u martua në vitin 2012, tha për mediat se ata u nisën për në vendin piktoresk të dielën me furgonin e tyre të kampit.

"Që nga pandemia, ishte gjëja jonë me të cilën udhëtonim nëpër Evropë dhe të bënim fotografi të bukura," - tha ai.

Çifti, i cili udhëtoi me qentë e tyre Joy dhe Ivy, kishte planifikuar të ktheheshin në shtëpinë e tyre në provincën e Limburgut ditën e tragjedisë.

Donte të bënte një selfie, 33-vjeçarja në

Donte të bënte një selfie, 33-vjeçarja në

Donte të bënte një selfie, 33-vjeçarja në

Donte të bënte një selfie, 33-vjeçarja në