Taksia tërheq zvarrë këmbësorin para Parlamentit, burri vdes në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në Greqi, ku një taksi ka tërhequr zvarrë një këmbësor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para kuvendit të Greqisë, në Athinë në rrugën Amalia.

Për  fat të keq  këmbësori humbi jetën në spital, raportojnë mediet greke. Policia Rrugore po heton rrethanat e aksidentit./Ora News/