Helmohen 21 nxënës në Lipjan të Kosovës

Në fshatin Shalë të Lipjan në Kosovë 21 nxënës kanë pasur probleme shëndetësore.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e ujit në shkolla dhe dyshohet se nxënësit janë helmuar. Fëmijët për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore nuk janë paraqitur në shkollë.

Sipas drejtorit të shkollës, uji është i pijshëm dhe  nxënësit nuk e përdorin. Ai thotë që nuk kanë informacione nëse nxënësit kishin ngrënë ndonjë ushqim në të njëjtin vend.

Mësohet se gjendja e tyre shwndetwsore është e qëndrueshme, ndërsa kanë marrë mjekim pwr t’u trajtuar.

Edhe njëmbëdhjetë nxënës të tjerë u raportuan të helmuar në shkollën “Shaqir Hoxha” e po të njëjtit fshat.

Por edhe këtu janë paraqitur zyrtarë nga instituti, për të hetuar rastin.