Beteja e kampionit botëror me Covid: Isha i intubuar për 2 muaj, kam humbur 42 kg, akoma vuaj pasojat

Kampioni  botëror i bodybuilding, Vasilis Mointinis ka rrëfyer për mediet greke betejën e tij kundër Covid-19.

Atleti qendroi i intubuar për rreth dy muaj  dhe siç tha ai, ka humbur 42 kilogramë. Sot peshon vetëm 62 kilogramë nga 104 që ishte para se të infektohej me Covid-19.

“Nuk pata kohë të vaksinohesha, pasi u operova. Unë u infektova  në 27 maj dhe kisha një takim për vaksinën në 2 qershor. Ne të gjithë duhet të bëjmë vaksinën," tha ai.

Beteja e kampionit botëror me Covid: Isha i intubuar për 2 muaj, kam

 “Pas 3 ditësh mjekim në shtëpi, oksigjeni më shkoi në 70. Shkova në Spitalin “Sotiria” dhe më vendosën direkt në reanimacion. Isha i frikësuar, nuk doja ta bëja” tha kampioni botëror për Antenna.

Edhe pse i intubuar prej disa muajsh, ai ka rrëfyer se ka ende probleme me lëvizjen dhe frymëmarrjen./Ora News/