Spahiu: Ballkani i Hapur në interes të Serbisë, Shqipëria po dëmton Kosovën dhe vendet e tjera

Në një intervistë për Ora News, politologu Nexhmedin Spahiu u shpreh se kohët e fundit marrëdhënie e Kurtit e Ramës është bërë shqetësim edhe agjencive jashtë vendit.

Ai tha se Edi Rama në Beograd shumë gjëra duke treguar se ka shumë mungesë njohurish lidhur me situatën e Kosovës.

Spahiu: Kohët e fundit marrëdhënie e Kurtit e Ramës është bërë shqetësim edhe agjencive jashtë vendit. Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të duhurat, ndoshta për shkak të lidershipit të vendeve. Edi Rama tha në Beograd shumë gjëra duke treguar se ka shumë mungesë njohurish lidhur me situatën e Kosovës. Shqiptarëve të Kosovës nga ana tjetër, nuk u njihen adresat dhe kredencialet në Serbi, kështu duke mos zënë vende pune apo përfaqësim në institucione.

Ka një dallim mes procesit të Berlinit dhe atij të Ballkanit të Hapur, sepse për një vendim apo marrëveshje duhet të bien dakord të gjitha vendet në procesin e Berlinit, që nën kupton edhe Kosovën. Ky është një mekanizëm i BE-së që e detyron Serbisë që me anë të këtij procesi të shkojë drejt njohjes së Kosovës. Ndërsa Edi Rama e bën një gjë të tillë duke thënë se ato nuk janë të gatshme të inkuadrohen në këtë proces, por kjo e dëmton Kosovën dhe vendet e tjera që kanë probleme me Serbinë.

Spahiu shtoi se iniciativa e Ballkanit të Hapur në këtë pikë është në interesin e Serbisë, por qoftë edhe në interes të Shqipërisë që përfiton turistë

Spahiu: Janë tri vende që nuk janë futur në procesin e Ballkani të Hapur sepse nuk duan të kenë probleme. Sigurisht që kjo iniciativë në këtë pikë është në interesin e Serbisë, por qoftë edhe në interes të Shqipërisë që përfiton turistë, por një gjë e tillë nuk është shumë e ndershme përballë shkeljes së interesit të vendeve të tjetra të rajonit.