“Një e ardhme e re po vjen”/ Partitë opozitare krijojnë shumicën parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Partitë opozitare kanë arritur të krijojnë shumicën në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një postim në profilin e tij në Facebook.

Një e ardhme e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski, duke ndarë foton ku shihen së bashku lideri i së majtës Dimitar Apasiev, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, kryetari i Alternativës Afrim Gashi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Shqiptare, Arben Taravari.

Shumica parlamentare deri më tani ka 61 deputetë. Deri më nuk ka asnjë ka asnjë reagim nga LSDM dhe BDI, të cilat deri më tani kanë mbajtur pushtetin. Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë pasi humbi zgjedhjet.