Njeriu që "fshihet" pas vaksinës Pfizer shpjegon pse nevojitet doza e tretë

"Rreth shtatë muaj pas dozës së dytë të vaksinës Covid, ne mund të infektohemi  koronavirus," tha Ugur Sahin, kreu i kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, për gazetën gjermane Bild.

Ai shpjegon se doza përforcuese e vaksinës vjen për të mbushur boshllëkun dhe madje është efektive kundër mutacionit “Delta”.

Deklarata e kreut të kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, Ugur Sahin,  në gazetën e së dielës “Bild” vijnë në kohën kur gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer, me të cilin po bashkëpunon për përgatitjen e një vaksine kundër Covid-19, njoftoi se ka gati ilaçin kundër virusit.

“Nga muaji i shtatë, i tetë apo i nëntë pas dy dozave të para të vaksinës Covid, nivelet e antitrupave fillojnë të bien, duke e lënë trupin të prekshëm ndaj sëmundjes”, tha Ugur Sahin, me origjinë turke.

Doza përforcuese rikthen mbrojtjen e vaksinës.

Duke komentuar gjetjet e provave klinike, drejtori i BioNTech tha se kur dikush është i infektuar me Covid dhe është plotësisht i vaksinuar nuk do të sëmuret rëndë.

"Përveç kësaj," tha Sahin, "ne kemi të dhëna studimore që tregojnë se një dozë përforcuese rikthen mbrojtjen e vaksinës (gjashtë muaj pas dozës së dytë). Kjo vlen edhe për mutacionin e virusit Delta.

Për këtë arsye, thotë ai, të moshuarit duhet të marrin urgjentisht dozën përforcuese, gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit./Ora News/