"Foltorja" e Berishës, Këlliçi: Kush vë shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe narkoshtetit gabon rëndë
Ish-Kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë, ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të dal në debat me të rinjtë dhe demokratët. Ai e quajti Lulzim Bashën Kryetar pa parti, ndërsa tha se sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut, pasi është kyçur në zyrë dhe jep vetëm urdhra.
Ish-Kyeminsitri Sali Berisha, të dielën “Foltoren”, ja kushtoi të rinjëve duke i vlerësuar ata si pjesën më të fortë të partisë demokratike. Ish kryetari që kërkon të kthehet si kryetar, mbajti disa qëndrime para të rinjve duke u fokusuar tek keqqeverisja, por nuk la mënjan Lulzim Basha, të cilin tashmë e quan kryetar pa parti, duke I kërkuar që të dal dhe të përballet me demokratët.
‘Vendi it ij po të ishte burrë do të ishte sot para jush, duhet të ishte këtu me Belindin, Rigelsin, mua, në nj debat të hapur, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon. "
Sali Berisha, para të rinjve tha se tashmë Lulzim Bashën nuk do ta lejojnë as të jap dorheqjen por do të shkarkohet nga demokratët.
“Nuk e lejojmë me dhanë dorëheqjen por do ta heqim.".
Pjesë e foltores ishte thuajse e gjithë struktura drejtuese e forumit Rinor përfshirë kryetarin Belind Këllici, i cili e cilësoi të pa pranushme siapas tij krahasimin që Basha i beri e Sali Berishës me Edi Ramën.
“Kushdo që tenton dhe ëndërron të vejë një shenjë barazie midis personit që rrëzoi diktaturën në këtë vend dhe narko-kriminelëve që sot janë shpallur ‘Non Grata” dhe që kanë qenë krahë Edi Ramës e kanë shumë gabim.”
Por Sali Berisha, nuk i shmangu fjalët e mira për të riun demokrat, madje ja përkëdheli sedrën edhe si një kandidat të mundshëm për kreun e PD-së.
“Belind Këlliçit u përjashtuar mundësia që t’ju përfaqësuar në parlament pa asnjë motiv tjetër, përveç s’mirës sepse kryetari shihte potencialisht një njeri që mund t’i zinte vendin. Por ai qëndroi besnik, nuk u lëkund.”
Në foltore ishte edhe djali I Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.
Berisha: S'do e lejoj Bashën të japë dorëheqjen por do ta heqim
7 Nëntor, 12:55
“Nuk dua të ndalem tek problemet e brendshme që kemi në partinë tonë. Ne duam të vijmë në pushtet për të gjithë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë. Jemi kundër një modeli për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë. Jemi kundër një modeli socialist autoritar. Këtë nuk mund ta mundim me një PD autoritare. T’i ruajmë vlerat tona.”
Thuajse i gjithë takimi i Sali Berishës me të rinjtë, në amfi-teaterin e akademisë së arteve interferohej nga zhurmat e makinave sportive të cilët ishin të organizuar në një aktivitet në Sheshin “Nën Tereza”. Flamur Noka, si shoqërues thuajse në çdo foltore, këtë herë më shumë se sa degjoi Sali Berishën, u kujdes që mundësonte një qetësi përreth kur ai po fliste.


