Vuçiç-Rama-Dimitrov takohen me biznese nga tre shtetet: Ballkani i hapur, vendimi i i duhur
Në kuadër të nismës "Ballkani i Hapur", presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, zhvilluan një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Takimit ju bashkuan edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare Këshilli Atlantik.
Presidenti Vuçiç në një postim në rrjetet sociale shkruan se interesimi i lartë i biznesit dhe medias konfirmon se vendimi për të bashkëpunuar në kuadër të kësaj nisme ishte i duhuri.
"Më vjen mirë për një interesim të tillë si nga biznesmenët ashtu edhe nga mediat për nismën Open Balkan, kjo konfirmon se vendimi ynë për të bashkëpunuar në kuadër të kësaj nisme ishte i duhuri" shkruan ai.
Pas këtij takimi, përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të diskutojnë për lehtësimin e tregtisë, ndërsa do të mbahet edhe një diskutim me temën: “Transformimi digjital si bazë për informimin rajonal”.
Është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e të tre zyrtarëve.
View this post on Instagram
