Asnjë viktimë dhe vetëm 14 raste të reja me virus në Kosovë

Kosova ka regjistruar 14 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej u kryen 1707 testime.

Në 24-orëshin e kaluar nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 16 pacientë.

Aktualisht, janë 443 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Me shifrat e javëve të fundit, Kosova është vendi me normën më të ulët të infeksionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për krahasim, pozitiviteti i rasteve në Kosovë aktualisht është nën 1 për qind, ndërsa në Mal të Zi është mbi 23 për qind.

Deri të enjten, 4 nëntor  në Kosovë janë bërë mbi 1.5 milion vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 735,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Këtë javë, ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka miratuar vaksinimin edhe të fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç.