A rrezikon Maqedonia e Veriut të braktisë Ballkanin e Hapur nëse vjen në pushtet VMRO-DPMNE?
Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë të paqartë politike pas rezultatit të zgjedhjeve vendore që çuan në dorëheqjen e Zoran Zaev si kryeministër dhe kryetar partie.
Ndërsa opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, një rikthim në pushtet i VMRO-DPMN do të vinte në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen e saj në nismën Ballkani i Hapur.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov duke folur nga Beogradi tha se rrotacioni është pjesë e demokracisë por nënvizoi se qytetarët maqedonas e kanë përcaktuar tashmë rrugën e tyre dhe politikanët do të jenë të detyruar t'i ndjekin.
Pyetje: Pas dorëheqjes së Zoran Zaev situata politike në Maqedoninë e Veriut nuk është e qetë, është e rrezikuar nga zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga opozita që fitoi bindshëm zgjedhjet vendore dhe sakohë kryetari i VMRO-DPMN është shprehur skeptik ndaj Ballkanit të Hapur. Rrezikon Maqedonia e Veriut ta braktisë këtë nismë?
Dimitrov: Është interesante që përmendët fjalën rrezik dhe lideri i opozitës, në kokën time unë rrezikun e shoqëroj me liderin e pozitës. Nuk mendoj që situata në skenën politike maqedonase ka arritur fazën e konkurrencës me qeverinë, do ishte mirë të kishim një konkurrencë ku aktorët politikë të tregojnë se kush mund të bëjë më mirë. Ne zhvilluam zgjedhje lokale.
Edhe pse drejtëpdrejtë e lidhim rezultatin e zgjedhjeve lokale me qeverinë, partitë e koalicionit qeveritar kanë fituar më shumë vota në krahasim me votat që ka fituar opozita. Po flas hipotetikisht, por qytetarët maqedonas duan të ecin përpara dhe të ecësh përpara nënkupton mes të tjerave marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.
Dhe për këtë arsye unë besoj se edhe në këtë rast dhe natyrisht që kjo do të ndodhë në një demokraci, është mëse e natyrshme të ketë vullnet të pushtetit, vullneti i qytetarëve është i tillë që kushdo të vijë në detyrë do të duhet të ecë përpara çka nënkupton se evropianizimi i vendit, forcimi i demokracisë, rritjes ekonomike kërkon bashkëpunim më të ngushtë me fqinjët tanë. Nuk shoh ndonjë rrezik për të dalë jashtë vendi im, Maqedonia e Veriut. Është me rëndësi që vendi im të mbetet pjesë e kësaj nisme, për zhvillimin e ekonomisë tonë dhe të ardhmen europiane të rajonit.

