Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd, ja kush e zëvendëson Zoran Zaev

Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov në takimin për “Open Ballkan”, që do të mbahet në Beograd më 3 dhe 4 nëntor.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës për Ballkanin e hapur vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021. Në takim do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,”- thuhet në njoftimin zyrtar të sekretariatit.

Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Zoran Zaev më 31 Shator, pasi humbi zgjedhjet  lokale.  Takimi i radhës i ‘Open Balkan” do të mbahet nesër dhe pasnesër ku pjesë do marrë dhe Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Ballkani i Hapur” është një nismë për bashkëpunim rajonal në të cilën marrin pjesë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.