Video/ Kryeministri malazez viziton Beogradin, pritet nga Rama dhe Vuçiç

Ditën e nesërme do të mbahet takimi i radhës i nismës ‘Open Balkan’ ku i pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili vetëm pak më parë ka mbërritur në Beorgrad.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç së fundmi në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku shihet momenti i pritjes kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Siç shihet në krah të Vuçiç është edhe Rama. Të tre lidërët së bashku kanë hyrë për të parë nga afër ambientet e punës në kullën e Beogradit. 

 “Sonte po vizitojmë Kullën e Beogradit. Më pas do të vijojë një darkë pune në të cilën ndër të tjera do të diskutojmë për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd të dashur miq!,” – shkruan Vuçiç. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Pasi kanë vizituar kullën ata kanë darkuar së bashku, ku dhe kanë diskutuar për projektet e infrastrukturës.

"Një mbrëmje e mrekullueshme me miq nga rajoni Edi Rama, Zdravko Krivokapiç dhe Nikolla Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit."- shkruan presidenti serb.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)