E rëndë! Virusi i merr jetën 16-vjeçares nga Tetova

Një 16-vjeçare nga Tetova ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Mësohet se e reja kishte qenë e shtuar prej ditësh në spital ndërsa gjendja e saj është përkeqësuar ditën e djeshme, e për pasojë sot ka humbur dhe jetën.

Sipas mediave vendase  vajza ishte transferuar në Klinikën e Shkupit nga Spitali i Tetovës, ku kishte qëndruar nga data 21.10.2021 deri me datë 23.10.2021.

“Sipas raportit bëhet fjalë për rast të rëndë, varësi nga terapia me oksigjen me pneumoni të rëndë nga Covid-19. Gjatë analizave pas hospitalizimit është diagnostikuar me tromboemboli. Gjatë ditës së djeshme i janë keqësuar parametrat vitale, pas çka ka ardhur deri tek dobësimi i zemrës dhe mushkërive”. thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndëtësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 16-vjeçarja nga fshati Siriniç i Tetovës nuk ka qenë e vaksinuar, ndërkaq 9 ditë para pranimit në Spitalin e Tetovës, është mjekuar në kushte shtëpiake.