Presidenti francez i jep lamtumirën Merkelit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, vlerësoi "ecurinë e shkëlqyer" të Angela Merkel, të cilën e mirëpriti të mërkurën (3 nëntor) për t'i thënë lamtumirë, pasi kancelarja gjermane do tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në pushtet.
"Angela! Angela! "Bravo!, Faleminderit, nënë!", brohoriste turma e njerëzve që ishin mbledhur jashtë godinës ku po zhvillohej takimi Macron- Merkel.
Macron zgjodhi të takonte Merkel në një darkë zyrtare në Palais des Champs-Elysées, me gruan e tij Brigitte në krah. Merkel shoqërohej nga bashkëshorti i saj Joachim Sauer.
Një nga momentet më prekëse të ditës ishte kur presidenti francez i dhuroi Merkelit Kryqin e Madh, simbolin më të madh të Legjionit të Nderit.
Është një nder që i është bërë Conrad Adenauer, Ëilly Bradt, Helmut Kohl dhe Gerhard Schroeder dhe "simbolizon forcën e miqësisë franko-gjermane të mbajtur nga Angela Merkel, sipas presidencës franceze.
"Që kur u bëre kancelar, Franca ka mësuar të të njohë dhe të dojë," tha ai.
Në fund të ceremonisë, kancelarja gjermane përqafoi Macron nën duartrokitjet e rreth 20 personave të pranishëm.
Presidenti francez i ofroi shumë dhurata Merkelit, duke përfshirë një dokument nga vizita e saj e parë në Francë në vitin 1990, si zëvendës përfaqësuese e një delegacioni nga Republika Demokratike Gjermane.


