Video/ "Dorëzohet" para kamerave drejtori i Spitalit Covid-19: Më falni, jam shumë i lodhur

Mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Larisës, në Greqi janë lodhur nga beteja që po bëjnë kundër pandemisë, gjë që u pa edhe nga "rënia" i drejtorit të klinikës së  Covid teksa fliste para kamerave.

Sipas telvizionit shtetëror grek, ERT, mjeku  Giannis Gabranis ka dalë  para kamerave për të informuar rreth situatën me pandeminë, por nuk ka mundur të thotë asgjë më shumë se të kërkojë falje “nga lodhja”.

Mjeku i spitalit të përgjithshëm të Larisës është ndjerë keq dhe ka marrë frymë thellë, madje ka pasur nevojë për ndihmën e kolegëve të tij për t'u ulur në shkallët e hyrjes së spitalit.