Editorial i "Drejt" - Trekëndëshi i Bermudës në politikën shqiptare

“Trekëndëshi i Bermudës”, ky toponim i huazuar prej emërtesës me të cilën identifikohet një zonë e rrezikut të lartë ku kanë ndodhur disa aksidente e që shtrihet prej ishullit me të njejtin emër në pjesën perëndimore të oqeanit Atlantik e duke përfshirë një pjesë të mirë të Karaibeve deri në Porto Riko dhe në Florida të SHBA-së, erdhi edhe hyri në ligjërimin tonë politik, prej krahasimit apo përqasjes që bëri Kryetari i Partisē Demokratike mes kësaj zone që njihet gjithashtu edhe si “Trekëndëshi i të Keqes”, me atë që ai e quajti “Trekëndëshi i Bermudës” në politikën shqiptare, duke artikuliar tre emrat; Rama, Meta dhe Berisha.

Kaq u desh e menjëherë analistë e kometues politikë nxituan të lakojnë e komentojnë siç ndodh rëndom, ndërkohë që pati ndër ata që e konsideruan qëndrimin e Kryetarit të PD—së si hapin e guximshëm për t’u ndarë nga llumi tridhjetëvjeçar i politikës shqiptare.

Pra, nga metaforë, “Trekëndëshi i Bermudës” në artikulimin e politik të zotit Basha, na vjen si një referencë e të keqes, si një adresë që duhet braktisur e lënë menjanë, për të ecur në shtigje të tjerë, në ato të të ardhmes.

Fakti që Kryetari i Partisë Demokratike njërin segment të të keqes e identifikon brenda partisë së tij, në pamje të parë duket se ai e shtyn më tej qëndrimin e vet ndaj Sali Berishës, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së.

A është kjo bindja e tij apo reflketim i instiktit për t’u mbrojtur nga “Foltorja” e zotit Berisha mbetet për t’u parë e vlerësuar me zhvillimet që do të pasojnë më së pari në vetë Partinë Demokratike, por një gjë duket qartë, palët në Partinë Demokratike sa vijnë e largohen gjithnjë e më shumë.

Nga ana tjetër, përfshirja në të njejtin trekëndësh me Berishën edhe e Kryeministrit Rama dhe e Presidentit Berisha, është përpjekje e Zotit Basha, më shumë se sa për t’u dukur i distancuar nga ata, për të përligjur para të vetëve qendrimin ndaj Berishës, por edhe për të mikluar me sa të mundet, edhe aktorë e faktorë të tjerë.

Gjithësesi, me apo pa “Trekëndëshin e Bermudës”,
klasa politike në Shqipëri është me sa duket për fat të keq e gjitha brenda “Trekëndëshit të Bermudës”.