Zona e Dibrës nuk gjen qetësi, ndihen sërish lëkundje tërmeti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2021, 14:53
Zona e Dibrës është tronditur sërish ditën e sotme nga një tjetër tërmet. Lëkundjet e tokës janë ndjerë në zona dhe kanë qenë të magnitudës 3.2 të shkallës Rihter.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 2 kilometrash dhe një epiqendër prej 16 kilometrash nga qyteti i Bulqizës.
Ditën e djeshme në zona e Dibrës dhe Bulqizës u tronditën nga lëkundjet që patën magnitudë 4.5, duke shkaktuar edhe disa dëme në shtëpi.
