Papa thirrje liderëve botërore: Veprim urgjent për ndryshimet klimatike
Në një mesazh të regjistruar ekskluzivisht për BBC, Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve botërorë që do të marrin pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, se duhet të përgjigjen me “urgjencë” ndaj krizës klimatike.
Papa foli për krizat duke përfshirë pandeminë Covid-19, ndryshimet klimatike dhe vështirësitë ekonomike, dhe i kërkoi botës t'u përgjigjet atyre me vizion dhe vendime radikale.
“Politikanët që marrin vendime, të cilët do të takohen në Glasgow, duhet që me urgjencë të ofrojnë përgjigje efektive ndaj krizës ekologjike”, tha Papa.
Sipas tij, secili individ mund të luajë rol në “ndryshim të përgjigjes sonë kolektive ndaj kërcënimeve të pashembullta nga ndryshimet klimatike dhe degradimi i shtëpive tona”.
Papa ka thënë më herët gjatë këtij muaji se do t’iu bashkohet liderëve në samit, mirëpo më vonë është bërë e ditur se Vatikani do të dërgojë një delegacion në këtë organizim, në vend të Papës.
Papa Françesku pritet të takohet me disa liderë botërorë, teksa ata marrin pjesë në Samitin e 20 vendeve më të industralizuara, G20, i cili mbahet në Romë, para Samitit për Klimën.
Papa do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, presidentin jugkorean, Moon Jae-in dhe më pas edhe me presidentin indian, Narendra Modi.
Biden shkurton ndjeshëm paketën e investimeve
29 Tetor, 11:38BE: Rusia po përdor gazin si armë ndaj Moldavisë
29 Tetor, 11:26



