Vetëm 16 vjeç dhe akuzohet për 6 vjedhje në Tiranë: Portofolë, celularë, varëse floriri, dyqane e shtëpi

Një 57 vjeçar dhe  një 16 vjeçarë arrestohten si autorë të vjedhjeve të portofolëve dhe telefonave të qytetarëve. E jo vetëm kaq ata akuzohen se janë autorë të 6 vjedhjeve të tjera, dyqane, shtëpia.

Policia e Tiranës informoi se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Lezhë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J, 57 vjeç, pasi me datë 26 tetor dhe 27 tetor ka vjedhur portofolat e dy shtetasve Sh. L dhe E. M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjesh banesash në Kavajë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale O. M, 16 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit Xh. Sh. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 6 vjedhjeve të tjera(vjedhje dyqani, portofoli, një shumë parash në një biznes, të një varse floriri dhe dy aparate celular).