Ekskluzive/ Tha se furnizonte Britaninë me drogë, rrëfehet "Fytyra e Djallit Shqiptar": Tregova histori filmash

Selamet Mehmetaj është i riu që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore gjatë kësaj jave pas kamerës së fshehtë të publikuar nga "Daily Mail".

Atje ai tregonte gjithçka mbi pazaret e drogës, rrëmbimin e një personi, prerjen e gishtave dhe lidhur me këtë çështje reagoi edhe kryeministri Boris Johnson, i cili i kërkoi policisë të arrestonte trafikantët që shisnin drogë me anë të rrjeteve sociale.

Selamet Mehmetaj, i njohur si "Djalli Shqiptar" dha intervistën e parë ekskluzive mbi këtë temë, për moderatoren Ester Bylyku.

Ester Bylyku: Gjithashtu, ke pohuar dhe ke folur me detaje për trafik të lëndëve narkotike, këtë si e komenton? Si është e vërteta?

Selamet Mehmetaj: Po, e vërtetë që i kam dhënë disa detaje. Është një pjesë e një filmi që e ndjek dhe më pëlqen dhe thjesht më erdhi në mend në atë moment. I kam treguar çdo detaj të një filmi që ekziston dhe ia kam thënë atij. Filmi që unë po flas në atë video është "Sharra".

Intervistën e plotë të "Fytyrës së Djallit Shqiptar" për të cilin reagoi dhe kryeministri Anglisë, e ndiqni në videon e mëposhtme.