Tiranë, kapet me 4 kg kanabis në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Tiranë ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë një kontrolli janë sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe është vënë në pranga poseduesi.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, së bashku me automjetin dhe dy aparat celular." - njofton policia. 

Shtetasi A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë akuzohet për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë, kapet me 4 kg kanabis në makinë, arrestohet