Ekskluzive/ "Daily Mail" i nxori "të palarat" në kamerën e fshehtë, përgjigjet "Baroni tropojan i drogës": Jam hidraulik

"Fytyra e Djallit Shqiptar" është emri që kemi parë të qarkullojë në mediat botërore gjatë kësaj jave.

Djali në fjalë për të cilin ka reaguar edhe kryeministri britanik Boris Johnson, Selamet Mehmetaj, ka dhënë intervistën e tij të parë pas kamerës së fshehtë nga "Daily Mail".

Ai zgjodhi RTV Ora dhe moderatoren Ester Bylyku, për të rrëfyer të vërtetën e tij mbi trafikun e drogës dhe rrëmbimin e një personi që i preu dy gishta.

Ester Bylyku: Ti i ke thënë gjërat sipas versionit tënd, por ajo që ne duam të dimë është: Çfarë pune bën ti në Angli?

Selamet Mehmetaj: Unë jam hidraulik. Kam kompaninë time, ndërtoj shtëpi. Më shumë merrem me hidraulik por ndërtoj dhe shtëpia. I prish, i rregulloj dhe i bëj të reja. Gjithmonë kam dashur të bëhem inxhinier gazi. Kam shumë vite që e bëj këtë punë.