Tha se rrëmbeu dhe preu dy gishta, flet "Baroni tropojan i drogës": U nxitova, donin të më shkatërronin jetën
Selamet Mehmetaj, i riu që tmerroi Britaninë e jo vetëm, është prononcuar për herë të parë për mediat shqiptare, dhe zgjodhi pikërisht RTV Ora.
Në intervistën me moderatoren Ester Bylyku, 28-vjeçari i cili njihet si "Baron Droge" dhe si "Djalli Shqiptar", tregon të vërtetën e tij.
Në kamerën e fshehtë të "Daily Mail", ai tha se kishte rrëmbyer një person dhe më pas i preu dy gishta.
Ester Bylyku: Në kamerën e fshehtë ke thënë se një personi i ke prerë dy gishta, si është e vërteta?
Selamet Mehmetaj: Unë atë histori e kam thënë për t`i bërë qejfin atij (gazetarit). Ta lija atë të kuptonte që: ok, i nxora një gjë këtij djali, se ai këtë donte, të kapte një shkak dhe ta raportonte te "Daily Mail" për t`ia shkatërruar jetë një personi që nuk ka fare lidhje me drogën, dhe me asgjë. Normal, jam nxituar pak . E pashë që po më filmonte, dhe thashë: Ok, t`ia bëj një histori.
Intervistën e plotë të "Fytyrës së Djallit Shqiptar" për të cilin reagoi dhe Kryeministri Anglisë, e ndiqni në videon e mëposhtme.
