Rama 2 orë në selinë e PS me drejtuesit e qarqeve, gazetarja e pyet si do ndalojë punësimet partiake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2021, 21:42
Kryeministri Edi Rama ka vënë vijë të kuqe për punësimet e paligjshme por mekanizmin sesi do ta bëjë këtë nuk di ta thotë.
Në mbledhjen e shkuar të Kryesisë ai solli Paulin Stërkaj si të deleguar në Tiranë.
I pyetur nëse kjo ka lidhje me debatin që është bërë në Shkodër për punësimet që ka marrë partia e Tom Doshit, Rama dha këtë përgjigje.
Rama: Këto janë të sforcuara të gjitha, nuk hyjnë fare në arsyet pse ne organizohemi apo riorganizohemi. Janë shumë të sforcuara këto teza.
Deklaratat Rama i bëri pas mbledhjes dy orëshe me drejtuesit e qarqeve ku tha se u diskutuan çështjet organizative, çështjet e analizave që po bëhen në qarqe, çështje të adresimit të problematikave të ndryshme qark për qark.
