Presidentit brazilian në telashe, akuzohet për keqmenaxhimin e pandemisë
7 nga 11 pjesëtarët e komisionit hetimor të ngritur nga Senati votuan të martën raportin 1-200-faqesh për masat e qeverisë ndaj përhapjes së Covid-19.
Raporti u përpilua pas 6 muajve hetime dhe bën thirrje për dënimin e gati 80 personave, përfshirë disa ministra dhe tre prej fëmijëve të Bolsonaros.
"Bolsonaro duhet të gjykohet edhe në Tribualin e Hagës sepse është personi përgjegjës për këtë tragjedi dhe për krime kundër njerëzimit."
"Presidentit kurrë nuk i erdhi keq për popullin brazilian dhe peripecitë sociale që kaloi gjatë kësaj kohe të vështirë," thanë dy nga senatorët e komisionit.
Bashkë me kolegët, ata kërkua që Gjykata e Lartë e Brazilit t'i pezullojë presidentit llogaritë në platformat sociale si YouTube, Twitter, Facebook apo Instagram të cilat i ka përdorur më parë për të ndarë lajme false se vaksinat kundër kovidit-19 shkaktonin sidën.
Komisioni nuk ka kompetencën që t'i ngre vetë akuzat dhe ia ka kërkuar këtë prokurorit të përgjithshëm i cili është aleat me Bolsonaron.
Pas votimit të raportit, senatorët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të 606 mijë brazilianëve të vdekur nga kovidi, shifra më e lartë në botë për një shtet pas Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Bolsonaro u zgjodh në vitin 2019 dhe pasi e kaloi vetë sëmundjen, ka thënë nuk se nuk në plan të vaksinohet kundër koronavirusit.


