Atletet e basketbollistit Michael Jordan shiten për 1.47 milionë dollarë në ankand

Një palë atlete të veshura nga ylli amerikan i basketbollit Michael Jordan janë shitur për një rekord prej 1.47 milionë dollarësh në ankand.

Jordan përdori atletet  Nike Air Ships gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984.

Ky ishte viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve.

Çmimi është më i larti i paguar ndonjëherë për këpucët e përdorura në lojë nga çdo sport.

Jordan është cilësuar nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit.

Jordan, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls, u bë një ikonë globale dhe ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën.

Basketbollisti  doli në pension në 2003 dhe u bë gjithashtu lojtari i parë miliarder në historinë e NBA.

Para se të dilnin në ankand atletet ishin vlerësuar të shiteshin nga 1 milion deri në 1,5 milion dollarë.

Sidoqoftë, ato nuk janë atletet  më të shtrenjta të shitura ndonjëherë. Ky rekord i përket reperit Kanye West.

Atletet Nike Air Yeezy  arritën në 1.8 milionë dollarë nëpërmjet një shitjeje private në prill.

Atletet e basketbollistit  Michael Jordan shiten për 1.47 milionë