Digjet punishtja në Gjirokastër, zjarri u provokua nga një bombol

Një zjarr i madh ka përfshirë një punishte të braktisur të përpunimit të drurit në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokaster-Tepelenë, në afërsi të Viroit.

Një grup specialistësh të ardhur nga Tirana teksa po punonin me oksigjen për çmontimin e materialeve metalike, kanë ndeshur në një bombol, gazi duke shkaktuar zjarr të madh.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohen dëme në njerëz veçse materiale.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Digjet punishtja në Gjirokastër, zjarri u provokua nga një bombol