Masa për mosshembjen e shkëmbinjve mbi HEC, në punime edhe “Viva Helicopters”, e specializuar në operacionet me risk te lartë

Për të evituar rrëshqitjen e gurëve apo shpateve shkëmbore KESH është duke vendosur barriera mbrojtëse në Hidrocentralin e Komanit. Për të përshpejtuar në këtë proces po kontribuon edhe Viva Helicopters, e specializuar në operacionet me risk të lartë.

Bota është e përfshirë prej javësh tashmë, në atë që paraqitet edhe si kriza më e rëndë energjetike prej shumë vitesh.

Edhe Shqipëria, e cila prodhon energjinë elektrike përmes Hidrocentraleve, është e prekur nga kjo krizë për shkak të stinës së thatë.

Për të evituar probleme të tjera që mund ta komplikojnë situatën hidrike në vend, kompania gjermano-shqiptare Viva Helicopters po operon ne Hidrocentralin e Komanit.

Viva Helicopters është nje kompani lider e specializuar ne operacionet speciale me risk te larte dhe në bashkëpunim me KESH dhe ministrinë e energjisë po punon per të sigurar mos rrëshqitjen gurëve dhe shpateve shkëmbore, të cilat rrezikohen nga reshjet e dendura të shiut që parashikohen përgjatë stinës së vjeshtës, e jo vetëm.

Për të përshpejtuar procesin, materialet e rëndë dhe të nevojshme për këto punime janë transportuar me helikopterë mbi HEC-in e Komanit.

Viva Helicopters më herët ka dhënë kontribut në ndihmë të shtetit shqiptar edhe në shuarjen e flakëve të zjarrit në disa zona pyjore dhe malore të vendit.