Braimllari i uron Korçës 77-vjetorin e Çlirimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2021, 11:09
Ish-drejtuesi i listës së Qarkut të Korçës njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka uruar ditën e çlirimit të Korçës.
Në postim, Braimllari thotë se 24 tetori ishte dita që të rinjtë dhe të rejat e radhitën Korçën në anën e duhur të historisë.
"Më 24 tetor të 1944, formacionet partizane të përbërë më së shumti nga të rinj dhe të reja, me përkrahjen e jashtëzakonshme të popullit Korçar, çliruan Korçën. Mirënjohje për këtë zonë patriotike që i dha luftës antifashiste nacional-çlirimtare djemtë dhe vajzat më të mirë, që e radhitën vendin në kampin fitues të luftës.Mirënjohje për të rinjtë dhe të rejat korçare që sakrifikuan gjithçka. Lavdi Dëshmoreve të Atdheut".


