Grabitet banesa në Krujë, 10 persona dhunojnë biznesmenin dhe i marrin 100 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2021, 11:53
Një banesë në Nikël të Krujës ka qenë shënjestër e grabitësve rreth orës 01:00 të mëngjesis të sotëm.
Policia informon se persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e biznesmenin Nazmi Çangu, personi në foto.
Informacionet e para flasin për rreth 100 mijë euro, ndërsa në grabitje kanë marrë pjesë 10 persona.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
