"I theva kompjuterin në kokë", Eri Aga tregon si e arrestuan në momentet më të vështira të jetës

Eri Aga, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku për herë të parë ka zbuluar disa nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Në moshën 18-vjeçare ai pati një debat me familjen dhe iku nga shtëpia, pa asnjë lek në xhep. Ashtu siç shpjegon edhe Eri, ajo ka qenë periudha më e keqe e jetës së tij, sepse nuk fliste me familjarët.

Ester Bylyku: A të kanë arrestuar ndonjëherë?

Eri Aga: Po, ka qenë gjatë periudhës që të fola. Isha në një dyqan për të bërë një rimbushje telefonike. Më lanë në radhë, kot dhe vazhdonin bënin muhabet. Unë atëherë isha nervoz dhe s'më interesonte asgjë. Pas një debati me punonjësin, i theva kompjuterin në kokë. Me denoncoi dhe me arrestuan por burg nuk bëra, sepse u tërhoq denoncimi.