Atdheu: Në krah dua një vajzë në karrierë dhe jo amvisë shtëpie

Atdheu është personazhi, i cili të bën për vete sapo t’a shikosh, madje me fjalët dhe batutat që hedh të shtyn akoma edhe më shumë kureshtjen për t’a njohur.

Intervista e mbrëmshme në D-Night ishte në një tjetër nivel, ku Atdheu dha disa përgjigje si në asnjë intervistë tjetër më parë.

Ndër pyetjet e shumta, një moment ishte tek e ardhmja, sidomos tek vajza që do të donte të kishte në krah.

Shumë të rinj në fakt në ditët e sotme shpesh “i ndrydhin” të dashurat e tyre për të bërë atë që ato duan në jetë, pra të shkollohen, të kenë karrierën e tyre apo të kenë një status më lart se vetë djemtë. Por, me Atdheun të dashura vajza është ndryshe dhe jo vetëm.

Ai do në krah një vajzë në karrierë, të zonjën e vetes dhe kur të bëhen bashkë të plotësojnë njëri-tjetrin në çdo aspekt

Dajana: Si duhet të jetë femra jote ideale Atdhe?

Atdheu: Do të t’a përshkruaj si pamje të jashtme? E dua brune…jo se bëj shaka. Femra ideale për mua duhet të jetë me karrierë. Dua një vjazë që ka dalë, të jetë e shëtitur.

Këtë problem në fakt e kam pasur dhe vazhdooj ta kem edhe sot me shumë shokë të mi, ku më thonë se përse do një femër që të punojë. Po çfarë lidhje ka? Ajo të bëhet e zonja e vetes. Unë nuk që nesër pasnesër kur të dal në ndonjë takim, ndonjë drekë apo darkë familjare ose shoqërore dhe atë vajzën që e kam në krah të shoh nëse di të flasë apo jo. Nuk dua një femër që të jetë amvisë me pak fjalë.

D-Night nga Dajana Shabani RTV Ora Live nga e hëna në të enjte 23:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: