Pasi u bë 'këngëtar' moderatorja Ester Bylyku vë në siklet Eri Agën, e 'detyron' të këndojë LIVE

Eri Aga ka qenë i ftuari i parë gjatë mbrëmjes të së premtes në emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA. Pasi iu përgjigj disa pyetjeve të sikletshme nga ana e moderatores Ester Bylyku, Eri u vu në siklet dhe u detyrua të këndojë live.

Ester Bylyku: Ta kërkova në çdo formë të mundshme dhe në fillim të emisionit të këndosh LIVE. Si të të bind?

Eri Aga: Të thash: As artistët profesionistë nuk këndojnë live. Duhet te ushtrohem më shumë.

Ester Bylyku: Këndo diçka, këndo këngët e tua, dua të të dëgjoj pa auto-tune.

Eri Aga: Dakord po këndoj disa rreshta të këngës sime të re.