Atraksioni më i ri në Hong Kong, udhëtim me autobus për të marrë një sy gjumë

Të hipësh në autobus për të marrë një sy gjumë. Mund të duket e pabesueshme por një turne i tillë po ofrohet në Hong Kong. Testimi ka nisur me një autobus dykatësh.

Udhëtimi prej 76 kilometrash, pesë orë në autobus rreth territorit ka për qëllim t’i tërheqë njerëzit që i zë gjumi lehtësisht nga udhëtimet e gjata.

Ai u frymëzua nga tendenca e udhëtarëve të lodhur për të fjetur në mjetet e transportit publik.

Biletat kushtojnë nga 13 deri në 51 dollarë për person, në varësi të faktit nëse ata zgjedhin vendet në pjesën e sipërme ose të poshtme.

Një çantë e mirë për pasagjerët përfshin një maskë për sy dhe kufje veshi për gjumë më të mirë.

“Kur ne ishim duke ideuar turne të reja, pashë një postim të mikut tim në mediat sociale që thoshte se ishte i stresuar nga puna e tij, nuk mund të flinte natën. Por kur udhëtonte me autobus, ai ishte në gjendje të flinte mirë. Postimi i tij na frymëzoi për të krijuar këtë turne që i lejon udhëtarët të flenë në autobus”,” tha Kenneth Kong, organizatori i udhëtimeve me autobus.

"Turneu i parë i autobusëve në gjumë" fundjavën e kaluar u shit plotësisht. Një nga pasagjerët e parë tha se kishte pagjumësi dhe e pa turneun "më interesant" nga sa priste.

Disa pasagjerë erdhën të përgatitur me batanije dhe jastëkë udhëtimi. Pati nga ata që hoqën dhe këpucët, duke veshur pantofla në vend të tyre.