Trendet e tatuazheve me histori personale, Elvisi i “Përputhen”: Tatuazhi i parë dedikim për një vajzë
Në puntatën e ditës së sotme në emisionin “Jeto me Orën” ishin të ftuar tre artistë të pikturës së trupit, po flasim për tatuazhistët.
Tashmë shumë të rinj shqiptar janë të apasionuar pas figurave duke pikturuar në trupin e tyre tatuazhe sipas preferencave. Një nga të ftuarit ishte Elvis Lushi ndër të rinjtë e fiksuar pas tatuazheve. 27 vjeçari tatuazhin e tij të parë e ka bërë në moshën 19 vjeçare.
Aktualisht ai numëron mbi 40 tatuazhe në trupin e tij. Elvisi tregoi se ky pasion ka lindur krejt rastësisht pasi ai kur ka qenë i vogël ka dashur të bëhet një zjarrfikës dhe jo një tatuazhist.
“Kam dashur të bëhem një zjarrfikës, dhe ky pasion për tatuazhet ka lindur rastësisht” u shpreh Elvisi.
Anxhela Vrekaj është një tjetër tatuazhiste e re e cila e ka kthyer këtë pasion në profesion. 23 vjeçarja nga Tirana, ka mbaruar studimet në Universitetin e Arteve për pikturë dhe ka rreth 2 vjet, që ka arritur të hap studion e saj të tatuazheve. Tatuazhin e parë ajo e ka bërë në moshën 15 vjeçare.
Anxhela tregoi gjatë intervistës se ajo ndryshe nga Elvisi ka dashur që e vogël të bëhet një tatuatore dhe me mbështetjen e familjes ja ka dalë.
Ndërsa Olsi Sejdi president i shoqatës se tatuazhistëve, “Albanian Tattoist Association”, gjithashtu e nisi gjithçka nga pasionin për tatutë duke u kthyer në një nga tatuazhistët më të njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.
34 vjeçari nga Bulqiza vendosi të ndjekë pasionin e tij të pikturës dhe tattoo-s, në vitin 2009 . Olsi tregon se familja e tij në fillim kanë qenë kundër këtij profesioni.
“Në fillim familja më sulmoi, mendoni se po merrja një rrugë të keqe dhe do bëhesha rrugaç" u shpreh Olsi Sejdi. Ndërsa sa për trendet më të fundit të tatuazheve Olsi tregojë se të rinjtë tashmë preferojnë tatuazhe që mbartin histori.
“Trendet më të fundit të tatuazheve janë ato që kanë histori personale të personit që bënë tatuazhin, histroi të përjetuara” përfundoi Olsi Sejdi.
