"Bilbili" Tropojës rrëfen hapat e parë drejt muzikës: Koncerti më i madh në Zvicër, së shpejti dy projekte të tjera
Këngëtarja Fatmira Breçani e ftuar në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” përballë moderators Ana Kallaku tregoi e emocionuar përjetimet e para si gjyshe.
“Kam pesë muaj që jam bërë gjyshe nga vajza dhe është kënaqësia më e madhe që kam përjetuar ndonjëherë” u shpreh Breçani.
Ajo tregoi se madje përpara se të vinte ne emision kishte shkuar të takonte nipin e saj të vogël “Triumfin”.
“Shkova e takova, mora energji prej tij” u shpreh këngëtarja e emocionuar.
U ngjit në skenë në moshën 18 vjeç dhe shkëlqeu si një yll. Me një zë karakteristik të thellë dhe emocionues, bija e Tropojës Fatmira Breçani e cila është cilësuar si bilbil i këngës popullore është një nga këngëtaret më të mira të muzikës sonë. Këngëtarja Breçani tregoi gjatë intervistës edhe hapat e saj të parë drejt muzikës.
“Hapat e mijë të parë drejt muzikës kanë qenë në shkollë, dhe sa më shumë këndoja aq më shumë bindesha në vete, madje të gjithë që më dëgjonin më thoshin se kisha talent” u shpreh Breçani.
Fituese e shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare e dekoruar me çmim presidencial .Fatmira nuk ndalet ajo është vazhdimisht e angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë e Kosovës.
“Koncerti më i madhe ka qenë ai në Zvicër, ku shkova për herë të parë dhe më kërkuan që ta jepja përherë të dytë koncertin” tregoi këngëtarja.
Ajo ka bashkëpunuar me këngëtarë të njohur të muzikës popullore veriore dhe jugore nder më të njohurat janë ajo me, Era Rusi “Me zemër të bardhë “, Aranit Hoxha “S’na la ky marak “, Maya Aliçkaj “Kenga Jone “ e Aurela Gaçe.
Breçani tregoi se bashkëpunimi që ka marrë emër ka qenë ai me Gëzim Nikën. Gjithashtu këngëtarja u shpreh mjaft e lumtur që gjatë koncerteve të saj ka një mbështetje të madhe edhe nga të rinjtë.
“Kam një mbështetje të madhe nga të rinjtë edhe pse në moshë” u shpreh Breçani.
Këngëtarja zbuloi për publikun se së shpejti do të ketë edhe dy bashkëpunime suprizë. Si dhe në përfundim të intervistës ajo na befasoi duke performuar këngë të jugut dhe të shipërisë së mesme.
