Eri Aga zbulon pse demaskoi Ledianën: U betua për kokë të vëllait dhe më gënjeu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2021, 22:46
I ftuar gjatë mbrëmjes të së premtes ne emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA, ish-konkurrenti i Përputhen Eri Aga, zbuloi pse vendosi që të demaskojë Ledianën pas daljes së tij.
Ester Bylyku: Ti me Ledianën ke dal, dhe më vonë vendose ta demaskosh përpara të gjithë shqiptarëve, më thuaj a i ka hije kjo një xhentëllmeni?
Eri Aga: Jo, nuk i ka por duhet të dish historinë. Unë jam treguar i sinqertë me të që në fillim. Përpara xhirimeve ajo vinte me mua në makinë, dhe e pyesja: A ke ndjenja për Mevlanin? Më thoshte se jo.
Më tha se as nuk e pëlqente. Mu betua për familjen dhe për kokë të vëllait. Në fund kërcen me të, vetëm për të bërë famë dhe për followersa.
