Klaudio Pulaha: Në martesë ka rëndësi respekti jo mosha

Çifti Pulaha ishin të ftuar sot në emisionin “Jeto me Orën” ku trajtuan temën e martesave me diferencë në moshë.

Klaudio Pulaha është shprehur se në martesë nuk ka rëndësi mosha, por respekti.

Ai thotë se me bashkëshorten e tij Ervjola asnjë herë nuk e ka diskutuar se sa diferencë moshe kanë mes njëri-tjetrin.

"Më e rëndësishme është respekti, pavarësisht nëse ke një diferencë të madhe apo të vogël. Ne asnjëherë nuk e kemi menduar se jemi moshatarë. Nuk e kemi diskutuar shumë vonë se sa diferencë moshe kemi."- shpreh ai.